MENU
klinika

Kërkon fillimin e procedurave

Holanda voton pro rikthimit të vizave me Shqipërinë

16.04.2019 - 18:14

Parlamenti i Holandës votoi sot pro propozimit për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Ishin VVD, CDA, PVV, SP, CU 5 partitë që propozuan më 11 Prill mocionin e votuar sot me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër kthimit të regjimit të vizave.

Ky votim i hap kështu rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjala e fundit për këtë kërkesë i takon Bashkimit Evropian.

Përmbajtja e kërkesës:

“Pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me tej, zgjerojnë rrjetin e kontrabandës.

Vëmë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e rikthimit të vizave.” thuhet në kërkesë.

Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogërave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë.