16.04.2019 - 19:30
Hasan Ahmetaj është rikthyer në postin e drejtorit të policisë pas gati 20 vitesh
Ahmetaj rikthehet në qarkun e Beratit, duke zëvendësuar në këtë post Artion Dukën, i cili u emërua në Vlorë.
Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, pasi ka mbajtur disa poste të rëndësishme në qarqe si drejtues, por edhe në drejtorinë qendrore.
Më përpara, Ahmetaj ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vitin e 1997 dhe më pas drejtor i Policisë së Beratit në 1998-1999.
Ahmetaj ishte Drejtor i Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga vitit 2018 e deri dje që u emërua në Berat.