MENU
klinika

Trajtimet më efektive

Dhimbje të tmerrshme mesi? Si t’i hiqni qafe

04.09.2018 - 02:54

Shkaku i dhimbjes së mesit mund të jetë i panjohur dhe kjo ju ndihmon të konsideroni gjithë mundësitë. Dhimbja e mesit mund të vijë nga artriti, hernia diskale, probleme degjenerative ose inflamatore, sëmundje metabolike, çrregullime strukturale, muskulare dhe nervore.

Një dhimbje mesi te të rinjtë mund të jetë pasojë e një traume, ngritje peshash të rënda dhe përkulje e gabuar përpara.

Pra, nëse vuani nga një dhimbje mesi, duhet të dini se definitivisht nuk jeni i vetmi.

Shumica e njerëzve përjetojnë dhimbje mesi në disa momente në jetën e tyre dhe është një nga arsyet më të zakonshme që i bën njerëzit të rezervojnë takimet mjekësore.

Është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar në mbarë botën.

Trajtimi i dhimbjes së mesit varion nga e thjeshta në kompleks dhe protokolli i duhur për ju varet nga sa kohë keni të dëmtuar, ashpërsia dhe vendndodhja e dhimbjes suaj dhe nëse dhimbja juaj është strukturore apo muskulare.

Por në çdo rast, do të keni mundësi të filloni me mjete mbrojtëse konservative, në shtëpi, përpara se të kaloni në trajtimet fizioterapeutike e mjekësore.

Të ngrohtat dhe të ftohtat

Mbani pakot e akullit për 48 orët e para pas vendosjes së dhimbjes dhe aplikojeni për 20 minuta një seancë, disa herë në ditë.

Pas kësaj faze, kaloni në intervale prej 20 minutash me të ngrohta. Ftohja e lokalizuar mbyll kapilarët dhe zvogëlon rrjedhjen e gjakut në zonë, gjë që ndihmon në lehtësimin e ënjtjes. Akulli gjithashtu pengon aftësinë e nervave tuaj për të përçuar sinjale dhimbjeje. Ngrohja, nga ana tjetër, lehtëson muskujt dhe rrit qarkullimin e gjakut.

Shoje plantare/ mbështetëse këpucësh

Disa probleme mesi fillojnë nga toka. Gratë, këmbët e të cilave rrotullohen në brendësi kur ecin (gjë që njihet si pronacioni) mund të jenë veçanërisht të ndjeshme ndaj dhimbjes së shpinës. Këpucët e përshtatshme, korrigjimi i problemit me orteza mund të ndihmojë.

Një dyshek i ri? Sa i vjetër është shtrati juaj?

Ju mund të habiteni kur të mësoni se jeta mesatare e një dysheku është më pak se 10 vjet. “Nuk ka asnjë rregull të vështirë dhe të shpejtë”, thotë Sean Mackey, shefi i divizionit të mjekësisë së dhimbjes në Universitetin Stanford, por nëse dysheku juaj po ulet ndjeshëm ose ka më shumë se 6-8 vjet, unë mendoj për marrjen një tjetri.

Një tjetër gjë që duhet marrë parasysh: një dyshek i fortë nuk mund të bëjë asnjë lloj favorizimi. Një numër studimesh gjatë viteve sugjerojnë se njerëzit me dhimbje mesi, që flenë në dyshek gjysmë të fortë bëjnë gjumë më mirë se ato me shtretër të fortë.

Ushtrime dhe zgjatje/stretch

Zgjatja e butë, ecja dhe qëndrimi vazhdimisht në këmbë te tryeza tuaj mund të ndihmojnë në stabilizimin e shpinës dhe parandalimin imbalancës së muskujve. Pavarësisht se sa e vështirë është, yoga mund të punojë edhe në favorin tuaj dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të mesit. Filloni të praktikoni lëvizjet e jogës.

Mendime pozitive

Jo, dhimbja e mesit nuk është në kokën tënde, por ajo që është në kokën tuaj mund ta bëjë atë më keq. “Frika, ankthi dhe katastrofimi mund të përforcojnë dhimbjen”, thotë Mackey.

“Njerëzit shpesh përfshihen në mendime se dhimbja kurrë nuk do të përmirësohet”.

Terapia njohëse-sjellëse ju ndihmon të njihni dhe të ndryshoni mendimet negative. Edhe frymëmarrja e thellë mund të ndihmojë, ashtu si thjesht mund të ndriçojë dritën mbi mendimet e errëta. “Filloni të pranoni se keni dhimbje”, thotë Mackey. “Pastaj thuaji vetes, Do të bëhet më mirë”.

Fizioterapia

Një fizioterapist do t’ju mësojë që të ushtroheni për të menaxhuar dhimbjen e shpinës, si dhe ushtrime për të korrigjuar çdo mosbalancim që mund të ketë sjellë këtë dhimbje. Në varësi të shkaqeve dhe ashpërsisë së dhimbjes së mesit, fizioterapisti mund të përdorë edhe teknika të tjera të trajtimit, të tilla si ultratinguj, stimulim elektrik dhe terapi aktive për lirimin e indeve të buta. Duhet të konsideroni fizioterapinë përpara çdo trajtimi tjetër mjekësor me barna apo invziv.

Medikamente

• Relaksantët e muskujve:

Mjeku juaj mund t’ju përshkruajë një ilaç që lehtëson spazmat e dhimbshme të shpinës. Nëse zgjidhni këtë rrugë, duhet të dini se efektet anësore mund të përfshijnë lodhjen dhe marramendjen.

• Medikamentet lokale të dhimbjes: Këto kremra kanë qëllim të drejtpërdrejtë në zonën që është dëmtuar.

Ndryshoni rutinën duke menduar pozitivisht, ushqehuni shëndetshëm dhe ushtrohuni çdo ditë duke zgjatur muskulaturën e shpinës. Konsultohuni me fizioterapistin dhe mjekun tuaj për çdo shqetësim.

Nga: Erisa Mane

Vital Innovative

Redaktoi: M.D