MENU
klinika

Replikat

“Më vodhët shpirtin”/ Kryemadhin e “tradhtojnë” nervat, përplaset me qytetaren live

19.04.2019 - 09:11

Teksa ka qenë duke folur në lidhje me protestat e opozitës, e ftuar në “Ora News”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ka humbur durimin dhe është përplasur me një qytetare në studio.

Përplasja erdhi pasi Kryemadhi iu drejtua publikut me pyetjen se kush janë ata që janë të punësuar.

Në këtë moment, një zonjë nga publiku i është përgjigjur duke i thënë se LSI i kishte hequr ndihmën ekonomike.

Pjesë nga debati:

Kryemadhi: Sa nga ju jeni në punë këtu (i drejtohet publikut). Do të dijë ajo për mandatin tim, as nuk iintereson. Zonja të thotë nuk më intereson sepse edhe ti je si gjithë të tjerët.

Qytetarja: Njëherë që e mora ndihmën ekonomike erdhi LSI-ja dhe ma hoqi ndihmën. Me 4 fëmijë. Mirë shtëpinë që ma vodhën, por më vodhën edhe shpirtin.

Kryemadhi: E dini ju pse jua hoqën ndihmën?

Qytetarja: Ne shqiptarëve të shkretë na u mbyllën edhe rrugët e jetës. I përdor paratë tona për fëmijët e tu.

Kryemadhi: Dale dale se fëmijët e mij i mbaj vetë unë. Çfarë profesioni ke ti zonjë.

Qytetarja: Unë kam qenë inxhinjere. Po fabrikën na e mbyllët ju. Shyqyr që jam sot të përballem këtu me ju.

Kryemadhi: Ne dolëm në opozitë për gabimet e Selfos.

Qytetarja: Unë përfaqësoj shtresën e varfër të popullsisë.

Kryemadhi: Ta vazhdoj unë atë që dua të them, do pushosh tani, që të të kuptoj unë. Ty do vazhdojë të të plasi shpirti dhe që të mos ketë më Selfo Kapllani që të mos të të heqi ty ndihmën ekonomike, boll tani qetësohu dhe më ler të flas.

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?