MENU
klinika

Lista e dëshmive

Dhjetëra fëmijë kosovarë ndodhen në kampet e Sirisë

19.04.2019 - 20:10

Përveç Sarës dhe Haxhiut të vogël, nëpër këto kampe në Siri ka dhjetëra fëmijë kosovarë. Ata pa dëshirën e tyre po qëndrojnë në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

Baballarët e tyre i janë bashkuar luftës në Siri, kurse të vegjlit bashkë me nënat po kalojnë një jetë të tmerrshme në një kamp që kontrollohet nga kurdët. Shumë prej tyre kanë lindur në Siri.

T7 ka siguruar listën e disa prej tyre që dëshmojnë se ata kanë nisur jetën dhe po jetojnë në këtë zonë rrezikshme. Në dokumentet shihen fletë-lëshimet nga spitalet e Sirisë, ku fëmijët kosovar kanë lindur.

Por ka edhe fëmijë që kanë lindur në Kosovë dhe vazhdojnë të qëndrojnë atje. Në vitin 2017 këta fëmijë bashkë nënat e tyre kishin tentuar të kthehen në Kosovë, por që sipas burimeve të T7, institucionet e Kosovës, nuk i kishin qenë të interesuara për riatdhesimin e tyre.

Ata kishin qëndruar afër një muaj në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë dhe më pas janë kthyer në kamp. Kthimin e fëmijëve në Kosovë ishte interesuar ta bënte edhe Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare. Por sipas Bedri Elezit për këtë nuk ishin të interesuara institucionet e Kosovës.

Bedri Elezi, Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare

Në atë kohë kemi biseduar me zyrën e presidentit, kryeministrit, por pa rezultat. Nuk kemi marrë përgjigje zyrtare, por kemi pas info se arsyeja ka qenë se disa fëmijë ka qenë që fëmijët kanë lindur në Siri dhe nuk kanë mundur me i konfirmu. E në institucionet e Kosovës askush nuk përgjigjet se a kanë ndonjë plan për të kthyer fëmijët dhe gratë kosovare të ngujuara në kampe të Sirisë.

Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.

Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN