1303 – Universiteti La Sapienza i Romës krijohet nga Papa Boniface VIII, duke e bërë atë universitetin e parë papnor. Gjatë shkatërrimit të Romës më 1527 (kur perandori i shenjtë romak Charles V, shënoi fitore ushtarake ndaj papatit) universiteti u mbyll dhe profesorët u shpërndanë, disa u vranë. Papa Pali III restauroi universitetin menjëherë pas ardhjes në krye më 1534. Në Vitet 1650, universiteti u bë i njohur si La Sapienza (Dituria), emër që vazhdon ta mbajë. Në vitin 1703, Papa Klementi XI (Giovani Francesko Albani – Shqiptari) bleu disa troje me fondet e veta në kodrën Janiculum, ku ndodhet La Sapienza, dhe krijoi një kopsht botanik, i cili shumë shpejt u bë mjaft i njohur në mbarë Evropën. Gjatë rilindjes italiane më 1870, La Sapienza pushoi së qeni universitet papnor dhe u bë universiteti i Romës. Sot, La Sapienza, me 140,000 studentë dhe personel prej 8.000 akademikësh, profesorësh dhe administratorësh, është universiteti më i madh në Itali. Në vitin 1990, Papa Gjon Pali II u përball me protesta në vizitën e tij të vetme në La Sapienza; dhe më 2009, diktatori libian Mohamar Gadafi u ftua të fliste me studentët në La Sapienza, ku iu dha edhe një çmim nderi.
1657 – Liria e fesë lejohet për hebrenjtë e New Amsterdamit (më vonë qyteti Nju Jork).
1799 – Napoleoni nxjerr një dekret për krijimin e Jeruzalemit për hebrenjtë.
1841 – Zhanër i ri letrar – Publikohet tregimi “Vrasjet në Rrugën e Morgut” nga Edgar Allen Poe, që konsiderohet si fillimi i vërtetë i zhanrit policor në letërsinë anglisht-folëse. Poe thoshte se kishte shkruar thjesht një “tregim logjik”, ku shqetësimi kryesor është zbulimi i së vërtetës, duke kaluar nëpër një proces të ndërlikuar e misterioz, ndëthurur me intuitë, vëzhgim të kujdesshëm, arsyetim të thellë për të mbërritur në përfundim të saktë.
1914- SHBA, Forca të gardës kombëtare ndërhyjnë për t’i dhënë fund grevës së minatorëve në Ludlow, Kolorado. Disa dhjetëra persona, përfshirë gra e fëmijë, u vranë. Pronari kryesor i minierës, John D. Rockefeller, i Riu, u kritikua gjerësisht për incidentin.
1939 – Ditëlindja e 50-të e Adolf Hitlerit shpallet festë kombëtare në Gjermaninë naziste. Lindur në Austri, Hitleri ishte politikan austriak, kryetar i Partisë Naziste gjermane, kancelar 1933-1945 dhe diktator i Gjermanisë naziste nga 1934 deri më 1945, kur u vetëvra ne Berlin – Hitleri mban rekordin si personi përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve, brenda një kohe sa më të shkurtër.
1980 – Kubanët fillojnë të mbërrijnë në SHBA nga bregu Mariel i Kubës – ky eksod zgjati deri më 31 tetor. Kriza u shkaktua nga një keqësimi i menjëherëshëm i ekonomisë kubane; gjendja çoi në tensione të brendshme dhe bëri që 10.000 kubanë të kërkonin strehim në ambasadën peruane në Havanë. Pas kësaj, qeveria kubane shpallii se kushdo që donte të ikte mund ta bënte këtë, dhe njerëzit vërshuan nëpër anije e varka drejt Floridës. Më pas u zbulua se një numër refugjatësh ishin liruar qëllimisht nga burgjet kubane dhe spitale psikiatrikë. Kjo valë emigrimi përfundoi me marrëveshje të përbashkët ndërmjet dy qeverive SHBA – Kubë, në tetor 1980; gjatë kësaj periudhe, 125.000 kubanët kishin zbarkuar në Florida. Shumica e tyre ishin njerëz të thjeshtë. të ikur për arsye të mungesës së lirisë fetare, disa ishin shpallur anti-socialistë, dhe vetëm 2 % e refugjatëve u klasifikuan si kriminelë të dhunshëm dhe iu mohua shtetësia amerikane. Kjo ngjarje u bë temë e shumë filmave, si p.sh., Scarface (1983) me aktorin Al Pacino në rolin e Toni Montanës.
1994 – Predha të ushtrisë serbe godasin spitalin në Goradze, Bosnje, duke lënë 47 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur. “Ndërsa raketat dhe predhat serbe vazhdonin të binin mbi spital dhe shtëpitë e Goradzes, kryetari i bashkisë së qytetit i bën thirrje Shteteve të Bashkuara “për të bombarduar qytetin dhe banorët e tij në mënyrë që ata të vdesin me dinjitet”. (Seattle Times (21 prill 1994)
1999 – SHBA – Masakra në Shkollën e Mesme Columbine: Eric Harris dhe Dylan Klebold vrasin 13 nxënës dhe plagosin 24 të tjerë para se të vrasin veten në Jefferson County, Kolorado.