Hëna në shenjë nuk favorizon humorin tuaj, dhe Marsi do ju bëjë shumë nervozë me gjithçka. Duhet të sforcoheni për të ruajtur ekuilibrin tuaj të zakonshëm.
Edhe pse gjithçka nuk do të shkojë lirshëm që me goditjen e parë, do të dini t’ia dilni mbanë aty ku dëshironi. Nëse dëshironi të bëni për vete dikë që ju intereson mund të ndryshoni pamjen tuaj.
Dikush do të mundohet t’ju imponojë idetë e tija duke shkaktuar tek ju një gjendje nervozizmi dhe plot urrejtje. Mos i kushtoni shumë vëmendje sepse mund t’ju shkaktojë probleme në familje.
Evitoni zënkat dhe mërzitjet e kota. Mund të bëheni me të vërtetë tërheqës nëse me të vërtet do të arsyetoni, mbi gjithçka që ju ndodh.
Do të jeni të bindur se keni të drejtë duke rrezikuar kështu të krijoni debate me të gjithë ata që do ju kundërshtojnë. Mos ndiqni impulsin e parë sepse do ju çojë të nxeheni me partnerin.
Dëshironi të vendosni të buzëqeshni? Jo vetëm do të rrisë simpatitë për të cilat keni nevojë, por do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Jeni të paparashikueshëm ndaj kritikave.
Një sugjerim edhe pse vjen nga një person antipatik do të evitojë humbjen e kohës. Gëzim për të jetuar tek çiftet stabël, e të reja të rëndësishme për lidhjet e sapofilluara.
Suksesi është në pëllëmbën e dorës, por veproni shpejt sepse rrezikon t’ju shpëtojë. Sqaroni pozicionin tuaj sepse për të filluar të ndërtoni një raport, është e nevojshme të jeni të sinqertë e të disponueshëm në maksimum.
Shpirti juaj i polemikës rrezikon t’ju fusë në telashe. Një batutë apo një diskutim mund të lëndojë dikë që deri më tani ka qëndruar në anën tuaj.
Përpara se të merrni impenjime përfundimtare do të ishte mirë të saktësoni se ky raport ju intereson me të vërtetë. Rrezikoni të vendosni për diçka vetëm sepse nuk mund të refuzoni dot.
Vlerësoni raportin me familjarët, që ju mbështesin dhe ju përkëdhelin si asnjëherë. Mos u nxitoni të bëni lëvizje të gabuara për të cilat do të pendoheni më vonë.
Qëndroni mes të tjerëve për të larguar prej vetes trishtimin dhe melankolinë. Dikë që nuk e shikonit prej kohësh e që do të shfaqet papritur do të rindezë brenda jush një pasion të fshehur.