Zbardhet projekligji për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve. Nisma ligjore e qeverisë pritet të zgjidhë disa problematika që ndeshen aktualisht me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore.
Konkretisht, në mjaft raste ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme toke pronë private të cilat janë të përfshira në planet e miratuara të zhvillimit urban nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore. Por këto sipërfaqe toke private rrethojnë, prekin ose janë menjëherë në kufi me copëza/sipërfaqe relativisht të vogla toke në pronësi të qeverisjes qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore. Në praktikë këto rrethana sjellin probleme për investitorët që përkthehen me pengesa në kryerjen e disa investimeve të rëndësishme në vend, si dhe sjellin si rezultat moszbatimin e planeve vendore të miratuara.
Kjo, sepse investimet private pengohen nëse investimi nuk do të përfshinte edhe këto sipërfaqe të vogla shtetërore, një pjesë e mirë e të cilave prej kohësh rezulton të ketë humbur edhe funksionet për të cilat janë përdorur dikur. Vlen të përmendim këtu se problematika e regjimit të pronës në Shqipëri dhe e sigurisë juridike që lidhet me pronat është një problematikë e kahershme dhe e trashëguar, që fatkeqësisht vazhdon ende të pengojë realizimin e shumë investimeve me potencial të lartë për vendin. Në shumë raporte ndëkombëtare, 1 të tilla si raporti i përvitshëm “Doing Business”, theksohet se problematika e çështjes së pronave dhe e sigurisë juridike që lidhet me to pengon tërheqjen e investimeve të huaja dhe të investimeve të rëndësishme nga Shqipëria.
Ndaj, nisur nga fakti se regjimi juridik i pasurive të paluajtshme ndryshon në funksion të llojit apo të mënyrës së përdorimit të tokës (p.sh. tokë truall, tokë bujqësore, pyje, kullota, livadhe, toka të pafrytshme), propozimi për këtë rast është që shtesat dhe ndryshimet të kryhen pikërisht duke amenduar aktin normativ nr.4, të ndryshuar, që prek privatizimin e pronave të institucioneve shtetërore.
Kjo rrugë do të ishte rruga më efiçente nga pikëpamja e sigurisë juridike, duke ofruar, gjithashtu, qëndrueshmëri dhe një adresim afatgjatë të këtij shqetësimi.
Me qëllim që objektivat e këtij projektligji të mund të arrihen, lind nevoja për të miratuar këto shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve””, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr.3/2015.
Në relacion thuhet se “ky projektligj është në përputhje të plotë me politikat e Këshillit të Ministrave për mbështetjen e investimeve të rëndësishme, vendase dhe të huaja, për adresimin e shqetësimeve që lidhen me pronat dhe sigurinë juridike të tyre, si dhe është në përputhje me rregullat e planifikimit të territorit dhe të planeve të përgjithshme vendore. Ky projektligj nuk është i paras Në rastin konkret, planet e përgjithshme vendore që kanë miratuar zhvillimin e zonave të caktuara nuk po zbatohen, pikërisht sepse në disa raste plani përfshin copëza toke shtetërore, regjimi juridik i të cilave nuk njihet me siguri. Në shumicën e këtyre rasteve, toka shtetërore nuk tejkalon 20 % të sipërfaqes totale në raport me tokën private që e rrethon apo e kufizon atë.
Por, megjithëse toka shtetërore zë një sipërfaqe relativisht të vogël dhe ndonjëherë gati-gati të papërfillshme në raport me investimin, mungesa e qartësisë në kuadrin ligjor aktual në lidhje me këto copëza toke po shkakton pengesa të mëdha për investimet private dhe për vënien në zbatim të planeve të përgjithshme vendore.
Nga kjo situatë dalin të humbura të gjitha palët. Institucionet vendore që kanë miratuar planet vendore konstatojnë se ato nuk mund të zbatohen në praktikë, ndërsa investitorët e interesuar privatë shohin të stopuara mundësitë që investimet e tyre të realizohen sa më parë.
Ndërkohë që shteti shqiptar dhe popullsia lokale humbasin mjaft nga mosrealizimi i investimeve në këto zona, në fitime të munguara në formën e tatim-taksave që do të arkëtoheshin, në mungesën e hapjes së vendeve të punës apo në mungesën e rritjes së mëtejshme të zhvillimit dhe të ekonomisë. Siç shihet, arritja e objektivave të kësaj nisme është e dobishme dhe përkon plotësisht me interesin e përgjithshëm”.
Tjetërsimi
Një nga përparësitë e kësaj nisme është parashikimi i mundësisë ligjore që këto sipërfaqe toke shtetërore të mund t’i tjetërsohen të tretëve, në funksion të zbatimit të planeve të përgjithshme vendore dhe me qëllimi realizimin e investimeve të rëndësishme për vendin. Në projektligj është parashikuar që t’i delegojë Këshillit të Ministrave kompetencën e përcaktimit të kushteve dhe kritereve që do të duhet të plotësojnë kërkuesit, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore si dhe të organeve që do të përfshihen në këtë proces.
Kalimi i pronësisë
“Kalimi i pronës shtetërore në private të bëhet edhe në funksion të planeve të përgjithshme vendore, sipas kushteve dhe kritereve që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave, për këto raste, përcakton gjithashtu kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre.”. –thuhet në relacionin që shoqëron ndryshimet ligjore. Thelbi i ndryshimeve të propozuara, bën të mundur që në ligj të parashikohet mundësia e privatizimit të sipërfaqeve të pronës shtetërore tek të tretët, në funksion të planeve të përgjithshme vendore të miratuara, si dhe sipas kushteve e procedurave që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 4 Ndërkohë, që neni 2 i projektligjit parashikon hyrjen e tij në fuqi, e cila bëhet 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Tatimet, agjentëve të sigurimit, përdorni kasën fiskale
Detyrim vlen edhe për agjencitë e udhëtimit
Agjendetët e sigurimeve dhe agjencitë e udhëtimit duhet të përdorin kasat fiskale në të kundërt do të përballen me masa administrative. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të agjentëve të shoqërive të sigurimit detyrimin për përdorimin e pajisjeve fiskale, që buron nga ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” dhe më konkretisht nenin 54 dhe 55. Këto tatimpagues kanë detyrimin të përdorin pajisjet fiskale për dokumentimin e transaksioneve ndaj klientëve, pavarësisht se janë institucione financiare. Ky detyrim vlen edhe për agjencitë e udhëtimit.
Ligji
Në dispozitat ligjore të referuara më sipër përcaktohet se: “Të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.
Subjektet, që detyrohen të lëshojnë kupona tatimorë lëshojnë njëherazi edhe faturë, nëse shitja apo shërbimi i kryer është për një përdorim tregtar dhe, për këtë shkak, blerësi është i detyruar ta kërkojë faturën.
Gjithashtu në nenin 55, pika 1, përcaktohet se : “Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor”.
Qëllimi i Administratës Tatimore është trajtimi i njëjtë dhe në mënyrë të barabartë i të gjithë tatimpaguesve, si dhe respektimi korrekt e i njëjtë i dispozitave ligjore nga ana e tyre.