Gara për të ftuar investitorë të tjerë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të hapet së shpejti.
Konsorciumi turk i tre kompanive Ceniz, Kalyon dhe Kolin Construction ka mbyllur marrëveshjen me qeverinë shqiptare, kështu që ndërtimi i aeroportit nuk do të merret përsipër nga turqit siç edhe ishte lajmëruar nga kryeministri Edi Rama 1 vit më parë.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me këtë aeroport ka përfunduar afati ligjor për koncesionin që në shtatorin e vitit të kaluar.
Ministria konfirmon zyrtarisht se për ndërtimin e kësaj vepre do të ketë një garë ndërkombëtare.
“Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës.”
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gara do të përmbajë kushtet e ndërtimit, operimit, transferimit për kompaninë që do të dalë fituese.
Kjo kompani që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite e më pas do ta transferojë veprën në pronësi të shtetit shqiptar.