MENU
klinika

Këshilla

Largoni nga vetja këto njerëz për të jetuar mirë!

29.04.2023 - 08:50

Negativiteti është prezent kudo në jetën tonë. Ne nuk mund ta eliminojmë plotësisht, por mund të largohemi vetë prej tij. Një nga aspektet më kryesore të negativitetit rreth nesh janë njerëzit “toksikë”, të cilët janë të pranishëm në gjithë rrethet tona shoqërore.

Duhet t’i njohim mirë persona të tillë, në mënyrë që të largohemi sa më parë prej tyre.

Këta janë llojet e njerëzve “toksikë” që është më mirë t’i mbash larg vetes, nëse dëshiron të bësh një jetë të lumtur:

Njerëzit kritikues

Personat kritikues i bëjnë shumë dëm vetëvlerësimit dhe lumturisë sonë. Është e rëndësishme të kuptojmë se njerëz të tillë kritikojnë çdo gjë tonën për të na bërë të ndihemi keq, jo për të na ndihmuar të përmirësohemi. Nuk duhet t’i ngatërrojmë këto dy gjëra, pasi ka edhe persona që na duan të mirën dhe na kritikojmë për t’u përmirësuar në të ardhmen. Nëse je objekt i kritikave të tilla negative, duhet të dish se je pranë një personi “toksik”.

Njerëzit egocentrikë

Egocentrizmi u përket atyre personave që e kanë vazhdimisht të nevojshme të jenë në qendër të gjithçkaje; për shembull , të një bisede, konkursi, apo rrethi shoqëor, duke u munduar t’i ulin të tjerët. Persona të tillë do të të bëjnë të ndihesh keq, pasi përherë do të përpiqen të të ulin në sytë e të tjerëve, në mënyrë që të fitojnë vetë vëmendje.

Njerëzit negativë

Personat negativë janë ata që gjejnë gjithnjë nga një problem për çdo situatë. Kur u afrohemi atyre, përfundojmë me një status mendor tepër pesimist dhe negativ. Mundohu të stabilizosh kufij të shëndetshëm në marrëdhëniet me persona të tillë, në mënyrë që mos të të ngjisin edhe ty negativitetin e tyre.

Njerëzit sabotues

Sabotuesit shfaqen thuajse përherë në jetën tonë, kur ne i vendosim vetes objektiva dhe ëndrra për të arritur. Janë shumë persona ziliqarë dhe këtë gjë e shprehin me komentet e tyre negative, të cilat na bëjnë të mos besojmë njësoj tek vetja jonë. Këto komente ata i bëjnë për të fshehur zilinë që kanë për arritjet tona, sepse do të donin të ishin në vendin tonë. Nëse nuk arrin të largohesh dot prej tyre, përpiqu të paktën të distancohesh dhe të qëndrosh më i/e ftohtë në marrëdhënie me ta.

Njerëzit manipulues

Objektivi i tyre është të kontrollojnë mendjet e personave përreth. Për këtë arsye, ata sillen përherë në mënyrë negative, madje edhe duke u bërë ndonjëherë agresivë, vetëm për të ndryshuar mendimet e atyre që kanë përreth. Tjetërsojnë fjalët, si dhe gënjejnë vetëm për të arritur atje ku duan. Nëse ke kuptuar se ke të bësh me persona të tillë, fillo t’i qëndrosh sa më larg të jetë e mundur.

Njerëzit “që viktimizohen”

Këta persona e kanë zakon t’i fajësojnë të tjerët për gjërat që u ndodhin vetë atyre. Edhe pse mund të hiqen si viktima duke kërkuar për mëshirë nga ana jote, bën mirë t’u largohesh sepse një ditë mund të të fajësojnë edhe ty për gjërat e këqija që u ndodhin në jetën e tyre.

Vetëm duke qëndruar larg personave të tillë, mund të jetosh një jetë më të qetë dhe më të lumtur.

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?