MENU
klinika

Partitë nënshkruese

Nesër me një koalicion, PD firmos marrëveshjen

22.04.2019 - 21:50

Një koalicion opozitar me kërkesa e ide të qarta do të marrë nesër rrugë.

Mësohet se nesër në orën 09:00, Partia Demokratike nis firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

Me koalicionin e PD bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Disa nga partitë nënshkruese janë: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika