MENU
klinika

Dan Oryan diplomati-fluturues

“Shqipëria partner që jo lehtë e gjen”

23.04.2019 - 13:21

“Hedhja diplomatike” e shkrepur prej tij, është një lloj promovimi i vendeve që viziton. Shqipëria, ka rezultuar një ‘dashuri me hedhjen e parë’, për dashamirësin e letrave për fëmijë.

 

 

Dan Oryan, drejtori pranë departamentit të Ballkanit, në ministrinë e Jashtme të Izraelit, njëherësh ambasador jorezident i Izraelit në Maqedoni, ndryshe do të cilësohej si diplomati “plot ngjyra”, që nuk e has çdo ditë. Një atlet i mrekullueshëm, i cili pëlqen të shkruajë libra për fëmijë, përpiqet shumë për të pasur marrëdhënie sa më pozitive me fqinjët. Këtë, ai e sheh edhe përmes krijimtarisë së tij, letërsisë për fëmijë.

 

Sikurse e tregojnë edhe fotografitë, 50-vjeçari Oryna, ka një lidhje të veçantë sidomos me Shqipërinë. Sa herë takohet me shqiptarë, ai ndihet sikur po flet me një partner të vërtetë. “Secili prej personaliteteve nga Shqipëria, që kam takuar, janë kaq interesantë për të biseduar dhe të krijohet përshtypja se kemi një partner, çfarë nuk është e lehtë për ta gjetur” – mësohet të  jetë shprehur ai.

 

 

 

Ai ka ëndërruar të bëhej kampion bote në gjimnastikë, ëndërr që vazhdon ta shoqërojë dhe për të cilën, ende praktikohet. Në makinën e tij do të gjendet gjithmonë, veç kostumit zyrtar edhe ai i gjimnastikës. Çdo herë që i jepet mundësia, ai praktikohet derisa të mos mundet më të ecë…

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe