MENU
klinika

Nga Kryesia e PS-së

Përfundon mbledhja/ Spiropali: Nuk negociojmë, PD dhe LSI nuk janë më opozitë

24.04.2019 - 22:16

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali në një dalje për mediat pas mbledhjes të Kryesisë së PS-së tha se PS nuk negocion për zgjedhjet.

“Sot mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. PS nuk negocion për zgjedhjet. Zgjedhjet janë më 30 qershor dhe Partia Socialiste ka vendosur të marrë pjesë si subjekt politik. Ne diskutuam sot për kandidatët më të mirë që mund të kemi për secilën bashki të vendit. Deri më 13 maj do të dalin edhe koalicionet e plota dhe kandidatët për kryetarë të bashkive”, tha ajo.

E pyetur se çfarë mendon për faktin se opozita ka braktisur zgjedhjet, Elisa Spiropali tha se në fakt janë disa subjekte që nuk marrin pjesë në zgjedhje.

“Janë shumë subjekte politike që kanë hyrë në garë me ne. Janë 42 parti të tjera të regjistruara. Ata që kanë braktisur zgjedhjet nuk janë opozita e vendit, por disa parti që kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje. PD, LSI dhe parti të tjera, për turp të tyre nuk hyjnë në zgjedhje duke lënë mbështetësit e vet rrugëve. Hera e parë që ndodh. Keqardhje e madhe dhe turp për ato parti”, deklaroi Spiropali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci