MENU
klinika

Deklarata

Ambasadorja e SHBA për Policinë Shqiptare: Një nga organizatat më të…

25.04.2019 - 10:03

Në Tiranë ka nisur një seminar dy ditor mbi përdorimin tërrorist të teknologjisë.

Gjatë fjalës së saj në këtë seminar, e ngarkuara me punë pranë ambasadës së SHBA-ve, Leyla Moses-Ones vlerësoi pozitivisht punën e policisë shqiptare kundër terrorizmit.

“Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë. Dua të vlerësoj përpjekjet e policisë gjatë vitit të kaluar. Keni treguar profesionalizëm për të mbrojtur qytetarët. Dëshiroj t’ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim. Është një kohë e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe sigurinë rajonal.”, u shpreh ajo.

Moses-Ones nxiti policinë që të vazhdojë në të njëjtin drejtim në luftën kundër terrorizmit, duke vlerësuar kontributin e saj.

SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit. Gjatë 8 muajve të fundit janë kryer 5 kurse trajnimi kundër terrorizmit.

Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse gjatë 2 viteve të fundit në ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar terrorizmin. Kohët e fundit policia arrestoi një individ të lidhur me terrorizmin.

Më lejoni ta mbyll duke falënderuar Ardi Veliun dhe policinë e shtetit për luftën kundër terrorizmit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë”, deklaroi Leyla Moses-Ones.