MENU
klinika

Infrastruktura në Gjirokastër

Përmirësohen kushtet në tregun industrial

04.09.2018 - 16:45

Kushtet e amortizuara në të cilën tregtarët shisnin në tregun e qytetit ishin këmbanë që ra fort e u dëgjua në veshin e autoriteteve vendore në Gjirokastër. Projekti për rehabilitimin e kushteve të tregut industrial pati për qëllim të ndryshojë jo vetëm estetikisht pamjen por edhe të përmirësojë infrastrukturën dhe ndriccimin në këtë zonë të qytetit.

Kryetarja e bashkisë Zamira Rami flet për një tjetër investim të ngjashëm që po përgatitet për t’u vënë në zbatim, këtë herë në tregun e fruta-perimeve, në mënyrë që ccdo produkt të tregtohet brenda standardeve dhe kushteve optimale të higjenës.

“Ishte mëse e domosdoshme ky investim.Nuk mund të pranohej tregëtimi në ato kushte qoftë edhe për imazhin që krijohej” – thotë Rami ndërsa shton- “Bashkia e qytetit ka një sërë projektesh e paralelisht po punojmë edhe në zonën muzeale duke rikonstruktuar mjaft rrugë dytësore apo rrugica karakteristike ku aktualisht mjaft prej tyre janë në punime e sipër”

Investimi për rehabilitimin e tregut industrial në Gjirokastër sipas burimeve zyrtare ka arritur shifrën e 35 milionë lekëve.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Muzeu i Armëve në Gjirokastër

Një muze i ndarë më dysh


“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës

Nga telefonata e mbesës te misteri i dhunimit

Vdekja e 2 të moshuarve, 10 të shoqëruar në Dropull