MENU
klinika

Thirrja në Komision

Dëbimi i turqve/ Thaçi nuk dëshmon

27.04.2019 - 13:35

Hashim Thaçi nuk dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore në punën e këtij komisioni.

Sipas presidentit të Kosovës, shkeljet kryesore lidhen me angazhimin e një eksperti ndërkombëtar për hartimin e një raporti final. Kreu i shtetit tha se në këtë situate, vetë Komisioni duhet të hetohet për shkeljen e ligjit.

“Pyetja ime është shumë legjitime për angazhimin e ekspertit. A ka marrë dikush ndonjë vlerësim, ndonjë komision ligjor ose zyrë ligjore për këtë person”, u shpreh ai.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Xhelal Sveqla, sqaroi se eksperti është propozuar nga anëtarët e komisionit dhe se kontrata e tij ka kaluar nëpër të gjitha organet e Kuvendit.

Paraqitja e Thaçit u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza të ndërsjella. Me shume se një vit nga dëbimi i shtetasve turq, skena politike në Kosovë vazhdon të debatojë mbi këtë çështje.

29 marsin e 2018, autoritetet në Kosovë i arrestuan gjashtë punonjësit e në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për tentativë e grushtit të shtetit në Turqi, dhe ia dorëzuan ata autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe një përplasje deklaratash mes Erdoanit dhe kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN