MENU
klinika

Incidenti në Elbasan

Shoqërohet në Polici/ Boçi: Hakmarrje e Ramës

27.04.2019 - 21:18

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komenton shoqërimin nga ana e policisë për incidentet në Elbasan, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, në kuadër të takimeve “Bashkia që Duam”.

Boçi, me tone të ashpra shprehet se shoqërimi është hakmarrje meskine e Ramës, ndërsa shton se policia është e kapur prej tij.

“Kjo është ajo hakmarrja meskine e Edi Ramës, për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimit e tyre dhe ndaluan ardhjen e tij në Elbasan. Këta kërkojnë të burgosin opozitën, por opozita nuk mund të burgoset se opozita janë të gjithë qytetarët. Veprimi i sotëm tregon se policia është vënë totalisht në shërbim të Edi Ramës.

Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar, ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie. Të gjithë pamjet e regjistruar nga media, por edhe nga qytetarët që kanë qenë aty kanë treguar se policia ka qenë e armatosur deri në dhëmbë. Ka provokuar ka sharë ka fyer qytetetarët, vetëm e vetëm që kryeministri të kalonte i qetë.

Administrata ishte e marrë me zor, me autobuzë. Ditët e Ramës janë të numëruara.”, u shpreh ai.