BE nuk mund të përballojë një dekadë tjetër të menaxhimit të krizave dhe pavendosmërisë. Përkundrazi, ajo duhet të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme në katër shtylla: një axhendë ambicioze, një fokus në rezultate, reforma e institucioneve të BE-së dhe theksi në vlerat evropiane.
Bashkimi Europian ka shpenzuar shumë në dekadat e kaluara duke menaxhuar krizat dhe është përballur edhe me një kërcënim të mundshëm për ekzistencën e tij.
Çështja kryesore në Evropë sot është kjo: a jemi më mirë me apo pa njëri-tjetrin?
Në librin e tij “Ekonomi për të mirën e përbashkët”, ekonomisti francez Nobel laureat Jean Tirole argumenton “Sot, edhe një herë kemi nevojë për një vizion afatgjatë, ne duhet të rehabilitojmë idealin evropian”.
Ai ka te drejtë. BE nuk mund të përballojë një dekadë tjetër pavendosmërie. Përkundrazi, duhet të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme në katër shtylla: një agjendë ambicioze politike, një fokus në rezultatet, reforma e institucioneve të BE-së dhe një theks i ripërtërirë në vlerat evropiane.
Realizimi i një programi të tillë do të përmirësonte cilësinë e jetës në të gjithë Evropën, do t’u japë qytetarëve siguri më të madhe, do të nxisë të mirën e përbashkët, do të stimulojë inovacionin dhe do ta bëjë Evropën më elastike.
Agjenda e politikës së BE-së për dekadën e ardhshme duhet të përfshijë sfida globale siç janë Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ndryshimet klimatike dhe ekonomia. Dhe BE duhet të trajtojë çështjen komplekse të migracionit.
BE-ja dhe shtetet e veta anëtare individuale kanë nevojë për objektiva të qarta politike.
Bizneset evropiane do të kenë nevojë të bashkojnë burimet e tyre, ashtu si edhe institucionet si universitetet dhe qendrat kërkimore. Gjithashtu do të kërkohet ndryshimi i politikave arsimore dhe bashkëpunimi më i madh me organizatat e shoqërisë civile.
Në ndjekjen e kësaj agjende, BE-ja duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi arritjes së objektivave specifike dhe rezultateve të dukshme, si dhe llogaridhënies. Kjo është vendimtare për besueshmërinë e projektit evropian. Pjesa më e madhe e pjesës tjetër të botës vepron në këtë mënyrë, dhe Evropa nuk mund të lejojë që të mbetet prapa.
Prandaj, çdo shtet anëtar duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze dhe me integritet rregullat ekzistuese të BE-së.
Për më tepër, të gjitha zgjedhjet e politikave duhet të kenë një bazë të qëndrueshme financiare. Dhe parimi i subsidiaritetit (sipas të cilit merren vendimet e politikave në nivelin më të përshtatshëm të qeverisë) duhet të respektohen në të gjithë.
Sa i përket shtyllës së tretë, Evropa do të duhet të marrë vendime të forta rreth institucioneve të saj. Roli dhe rëndësia e Këshillit Evropian duhet të jetë i vetëkuptueshëm, duke pasur parasysh nevojën për angazhimin e shteteve anëtare, zbatimin e pajtueshmërisë me marrëveshjet dhe forcimin e kapacitetit për të vepruar. Për më tepër, të gjitha institucionet e BE-së së shpejti ose më vonë duhet të bazohen në një qendër të vetme administrative. Dhe të gjitha reformat institucionale duhet të synojnë ta bëjnë BE më të përgjegjshëm.
Së fundmi, qytetarët e Evropës duhet të kujtojnë se BE nuk është thjesht një makinë vendim-marrëse.
Në fund të fundit, është një bashkësi e mbështetur nga vlera që kanë dhënë shtysë për integrim dhe bashkëpunim dhe fuqia e tyre mbetet e pakalueshme në shekullin e njëzet e një.
Paqja, demokracia, liria, solidariteti, barazia, drejtësia dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë po aq të rëndësishme sot sa ishin në vitet e hershme të BE.
Në të njëjtën kohë, Evropa duhet t’i rikalibrojë këto vlera për një epokë të ndryshimit, përçarjes dhe tranzicionit të shpejtë. Kjo kërkon arsimim të mëtejshëm, debat publik dhe angazhim mediatik, si dhe një reflektim më të thellë mbi këto vlera midis politikanëve evropianë.
Evropa ka pasur një dekadë të vështirë.
Por, me një axhendë frymëzuese dhe afatgjatë, BE mund të fillojë më në fund të largohet nga menaxhimi i krizave dhe të kthehet drejt realizimit të qëllimeve afatgjata.
Jan Peter Balkenende është ish-kryeministër i Holandës.