Pashkët, festa e njëjtë që festohet jo gjithmonë, në të njëjtën ditë. Po përse?
Si kisha katolike dhe ajo ortodokse zhvillojnë ceremoni qindravjeçare dhe besimi është e njëjta pikë referimi: Zoti, që solli në botë, për ta kryqëzuar, Birin e Tij, Jezukrisht. Fakti që tashmë janë dy kisha, lidhet me historinë e gjatë të këtyre dy institucioneve. Ndarja e parë formale mes kishës së perëndimit dhe asaj të lindjes u krye në vitin 1054. Për shumë studiues, kjo ishte një ndarje gjeopolitike: Nga njëra anë u vendos kisha e greko-folësve, “Roma e Lindjes”, që ndryshe u njoh Bizant, ndërsa perëndimi u përfaqësua nga Roma, folësit e gjuhës latine.
Tensionet u rritën në shekullin XI, kur normanët katolikë pushtuan pjesën greko-folëse të jugut të Italisë, duke u imponuar rregullat latine. Patriarku i Kostandinopojës reagoi menjëherë, duke ndaluar çdo ritual latin në qytetin e tij. Papa dërgoi një delegacion në Kostandinopojë për të qetësuar situatën, por shefi i këtij delegacioni, Kardinali Humbert, përjashtoi nga bisedimet stan e Patriarkut. Ai bëri të njëjtën gjë me vizitorin. Në vija më të përgjithshme, një ndër arsyet e lindjes së fesë ortodokse, ishte mendimi se katolicizmi po liberalizohej shumë si besim fetar, ndaj të krishterët duhet të kishinnjë besim të ri, sipas udhëzimeve të vërteta hyjnore.
Prej asaj kohe, të dy fetë u ndanë përfundimisht. Dallimi i parë qëndron që te kryqi i përdorur si simbol. Katolikët kanë kryqin ku u kryqëzua Jezusi, të thjeshtë e pa konture. Nga ana tjetër, ortodoksët përdorin një kryq tjetër, që vjen pak më i harkuar në katër cepa dhe me një shtesë në pjesën e sipërme. Sot, meshat e mbajtura nga ortodoksët zgjasin deri në dy orë, ndërsa ato të katolikëve janë shumë më të shkurtra. Në rastin e Krishtlindjes, katolikët e zhvillojnë meshën në mesnatë, duke pritur datën 25 dhjetor, ndërsa ortodoksët meshën e bëjnë në mëngjesin e datës 25. Priftërinjtë katolikë e kanë të ndaluar të martohen, ndërsa ata ortodoksë jo. E gjithë feja katolike ka një hierarki të përqëndruar, ku maja e pushtetit është në Vatikan.
Ndryshe ndodh me ortodoksët, të cilat kanë kisha të pavarura nga njëra-tjetra. Edhe përsa i përket martesës, për ortodoksët as vdekja nuk mund të ndajë përfundimisht lidhjen mes ty bashkëshortëve. Këtë fuqi e ka vetëm Peshkopi, i cili nëpërmjet vendimit të tij mund të ndajë një martesë. Ndryshe nga ortodoksët, për katolikët lidhja martesore mbaron në momentin e vdekjes.
Kujtoni frazën e famshme “Deri sa vdekja të na ndajë.” shpirti duhet të kalojë disa pika bllokimi. Gjatë kësaj rruge, shpirti do të takojë ata që quhen “djaj të ajrit”, ndaj të cilëve nuk duhet të bjerë pre. Për katolikët, dihet se ata besojnë se shpirti i njeriut mund të shkojë në Purgator, Parajsë apo Ferr.