Vitin e kaluar vizituan Shqipërinë, rreth 15 mijë turistë izraelitë, ndërkohë që këtë vit ata do të jenë më të shumtë.
Sot, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të mbërrijë çarteri i parë i kompanisë izraelite “IsraAir” me turistët e parë sezonalë izraelitë.
Lajmin e dha Ambasada e Shqipërisë në Izrael, përmes një postimi në Twitter.
Përshëndesim fillimin e sezonit të ri turistik, sot datë 28 Prill, ora 20:00, me fluturimin e parë charter, Tel -Aviv – Tirane, nga kompania IsrAir?. pic.twitter.com/ZWQx722Jf1
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) April 28, 2019
“Përshëndesim fillimin e sezonit të ri turistik, sot datë 28 Prill, ora 20:00, me fluturimin e parë charter, Tel-Aviv – Tirane, nga kompania IsrAir”, shkruan ambasada shqiptare, e cila ka publikuar edhe fotot e rastit nga avioni me turistë izraelitë në avion.
Vitin e kaluar, sipas ambasadës, mbërritën në Shqipëri rreth 15 mijë turistë izraelitë, duke mbetur mjaft të kënaqur, ndërkohë që këtë vit ata do të jenë më të shumtë, kjo pasi edhe “IsrAir” do të fluturojë tri herë në javë deri në muajin tetor./ IzraeliSot