30.04.2019 - 10:13
Një i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Bënçës në Tepelenë.
I burgosuri që ka humbur jetën është identifikuar si Artur Zhupa, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital dhe pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.
Dyshohet se i burgosuri ka pësuar një atak kardiak por do jenë ekzaminimet e mëtejshme që do zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes.
Policia nga ana tjetër ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Zhupa ishte dënuar për përndjekjen e një gruaje dhe kishte 6 muaj pas hekurave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vdekja e 3-të brenda pak ditësh