30.04.2019 - 12:13
Viti 1997 ishte një vit i zi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mijra njerëz mbetën të vdekur ose u gjymtuan gjatë trazirave të 1997, vit kur vendi shkoi drejt luftës civile.
Në 1997 shpërtheu një çmenduri kolektive, e cila solli mijra të vrarë e të plagosur.
Në këtë video-reportazh të “Associated Press”, shfaqen pamje të frikshme nga mësymja që banorët e Elbasanit i bënë depove ushtarake në këtë qytet.
Në sfond dëgjohen krisma, më tej flakë e zjarr dhe njerëz që nuk tremben nga vdekja dhe nga asgjë.
Njerëz të plagosur, të vrarë. Mjekë që japin ndihmën si në kushte lufte diku në oborrin e spitalit.
Një pamje që nuk ka për t’u harruar lehtë në historinë e Shqipërisë.