MENU
klinika

Historia e Emës dhe lufta e përditshme

Pas të folurës fshihej një sëmundje neuronesh

30.04.2019 - 18:18

Unë jam Ema, kam studiuar për Menaxhim Mjedisi dhe aktualisht punoj në një kompani konsulence inxhinierike.

Para se unë të diagnostikohesha me MND, unë vrapoja shumë edhe merrja pjesë gjithmonë në një maratonë disa vjet më parë.

Simptomat e mia të para ishin e folura e ngatërruar dhe jo e qartë dhe ndjeja sikur unë me të vërtetë duhej të mendohesha shumë për të thënë një fjalë. Nuk e dija se çfarë mund të ishte. Pastaj në shkurt / mars 2016 kam vënë re që këmba e djathtë nuk ishte duke punuar si duhet dhe ndjeja sikur isha duke rënë në tokë ndërkohë që ecja.

Së pari, shkova tek doktori kur njerëzit komentonin në fjalimin tim që vinte duke u ngadalësuar. Mjeku më dërgoi TEK një terapist të gjuhës, por edhe ata nuk bënë shumë. Kështu që më pas u ktheva në spital dy herë të tjera për disa teste gjaku dhe i tregova mjekut se gjërat nuk po përmirësoheshin.

fabrike neuronesh-konica.al

Ai më rekomandoi një skaner CT dhe pastaj për një elektromiografi (EMG). Pastaj shkova tek një neurolog që konfirmoi sëmundjen e neuroneve motorike (MND). Pas diagnozës kam bërë një MRI si test përfundimtar. E gjitha kjo ndodhi shumë shpejt dhe u diagnostikova më në fund në qershor 2016.

Unë dija shumë pak për MND. Kur neurologu më ka diagnostikuar, unë nuk kisha asnjë ide se çfarë ishte MND vërtetë deri sa bëra disa kërkime në internet. Në kohën e diagnostikimit nuk tregova emocione.

Unë kam qenë gjithmonë shumë e dhënë pas karrierës dhe jam shumë krenare për atë që kam tani dhe e dua punën time! Në kohën kur isha duke bërë të gjitha analizat, mora dhe një rritje në detyrë.

Unë dhe bashkëshorti kishim planifikuar që më në fund të ktheheshim në veri, por nuk kishim planifikuar të jetonim përgjithmonë aty ku u rritëm, dhe të paktën jo në të njëjtin fshat si prindërit e mi! Ne ishim gati për të blerë shtëpinë tonë para se të diagnostikohesha, por më pas na u desh të rivlerësonim gjërat.

MND-ja tani ndikon kryesisht në të folurën dhe ecjen time – më shumë kur jam e lodhur. Njerëzit mund të më kuptojnë kur flas. Dhe ecja është e lodhshme dhe zakonisht duhet të kap dikë nga krahu që të mos bie.

Jam përpjekur gjithmonë të jem vetëm unë dhe pastaj të shpresoj se njerëzit do të më duan për atë që jam. Unë jam me fat dhe kaq mirënjohës që kam një grup të ngushtë miqsh me të cilin jam rritur dhe shkova në Universitet. Ata janë të gjithë afër meje dhe më kanë ndihmuar në çdo mënyrë që munden.

Bashkëshorti im, familja, shokët e ngushtë dhe kolegjet e punës kanë qenë të gjithë shumë mbështetës duke më ndihmuar për të rritur ndërgjegjësimin për MND. Pastaj një grup tjetër shokësh kanë kërkuar për të mbledhur fonde për mua për të më ndihmuar në të ardhmen dhe për të marrë trajtimet që duheshin.

Unë me të vërtetë nuk mund t’i falënderoj që mjaftueshëm për atë që po bëjnë!

E di që ka edhe më shumë kohë të vështira përpara, por e di edhe që ata do të jenë gjithmonë pranë meje.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?