MENU
klinika

Krimet serbe të luftës

Viktimë e përdhunimit, shqiptarja përlot kongresin amerikan

01.05.2019 - 11:48

Në Kongresin Amerikan do të zhvillohet për herë të parë një dëshmi me pjesëmarrje të gjerë.

Në këto dëshmi kërkohet drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, të fokusuar kryesisht te viktimat e përdhunimeve.

Një nga dëshmitaret që përloti kongresin ishte Vasfije Krasniqi, viktimë e përdhunimit gjatë luftës.

Ajo e emocionuar tregoi hollësitë e dhimbshme të dhunimit të saj në duart e forcave serbe kur ishte 16 vjeç.

Gjatë rrëfimit ajo theksoi se edhe pse kanë kaluar shumë vite dhe ajo ka krijuar familjen e saj nuk do të ndalet kurrë derisa të vendoset drejtësia.