01.05.2019 - 12:38
Një tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë në burgun grek të Trikallës.
Mediat greke shkruajnë se i vrarë ka mbetur një 29-vjeçar, i cili është goditur me thikë në gjoks dhe këmbë.
Menjëherë pas ngjarjes mësohet se ai është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Trikallas, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
Ende vijojnë hetimet. Kujtojmë që ky është i burgosuri i dytë shqiptar i vrarë brenda 20 ditësh.