01.05.2019 - 12:49
Në Ditën e Punëtorëve, minatorët e Pogradecit kanë dalë në protestë për statusin e minatorit.
Protesta zhvillohet në qendër të qytetit, ndërsa i janë bashkuar edhe organizata të shoqërisë civile.
Minatorët i kanë kërkuar qeverisë, dhënien e statusit të munguar prej 15 vitesh.
Dhënia e statusit nuk ka qenë e vetmja kërkesë e tyre por ata gjithashtu kanë kërkuar edhe rritje të pensioneve, të cilat sipas tyre janë qesharake.
“Të gjitha qeveritë na kane gënjyer për statusin. Jemi në vështirësi ekonomike, pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe.
Kemi mbi 30 vite punë nën tokë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat tona”, nënvizuan ndër të tjera minatorët.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kërkojnë transparencën e pensioneve
Minatorët në protestë/ Paralajmërojnë: Do i vëmë flakën ISSH
Pa dallim partie politike