MENU
klinika

Takimi

Meta me studentët: Bëhuni promotorë të integrimit evropian

01.05.2019 - 16:05

Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Sanxhaku, të cilët ndodhen në Shqipëri prej disa ditësh.

Meta e cilësoi kontributin e tyre si shumë të vlefshëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Sanxhakut dhe Serbisë.

 

“Kënaqësi e veçantë t’ju pres në Institucionin e Presidentit dhe të zhvilloj me ju këtë bashkëbisedim.

Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të punojmë fort për intensifikimin e marrëdhënieve mes popujve dhe vendeve tona, veçanërisht në drejtim të turizmit, të arsimit e kulturës, shkëmbimeve studentore apo edhe bashkëpunimit të shoqërisë civile.

Ju inkurajoj, që së bashku me të rinjtë e tjerë në rajon, pavarësisht kombësive, të bëheni promotorë të integrimeve europiane dhe të proceseve demokratike në vendet ku jetoni. ”, – theksoi Meta ndër të tjera.