MENU
klinika

Protesta e opozitës së bashkuar

Mbyllet protesta e dhunshme/ Basha: Pa ne, t’i harrosh zgjedhjet!

02.05.2019 - 18:07

Ora 20:19/ Basha akuza Ramës: Gjej datë tjetër për zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga Elbasani se më datë 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën e vendit. Basha u shpreh se Ramës do i hiqet viza e se opozita kërkon zgjedhje të parakohshme për qeveri tranzitore pa Edi Ramën.

“Edi Ramës do i hiqet viza. Iu them miqve europianë dhe ndërkombëtarë që mos të ndëshkojnë shqiptarët, mos të ndëshkojë popullin tim. Më datë 30 qershor nuk do të lejojmë krimin që dikton zgjedhjet.

Zgjedhje pa opozitën e vendit nuk do të ketë. Proces zgjedhor fals asesi nuk do të ketë. Më 30 qershor do të bashkohen të gjithë shqiptarët për të caktuar datë zgjedhjesh, për të pasur qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër”, tha Basha.

Lulzim Basha u shpreh se më datë 11 maj do të jetë protesta tjetër e madhe e opozitës, si një betejë e shqiptarëve kundër krimit në qeveri. Basha deklaroi se opozita është e vendosur mos të bëjë hapa pas, por vetëm përpara për një Shqipëri si gjithë Europa. Sipas Bashës, opozita e sotme është maxhoranca morale e vendit.

“Mungon një qeveri e dalë nga populli, por atë e zgjedh krimi dhe droga. Dita dhe ora që qeveria të japë llogari po afron e nuk ka fuqi që e ndal një gjë të tillë. Shqipëria sot është e ndarë me thikë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve presin që ta flakin Ramën dhe shpurën e tij për të pasur parlament demokratik e afër njerëzve të thjeshtë e jo për të qenë parlamenti kriminal e i tmerrit”, tha Basha.

Ora 19:33/ Flakë në Dibër, protestuesit bllokojnë rrugën e djegin goma

Protesta e opozitës po zhvillohet në këto momente edhe në qarkun e Dibrës, ku shumë anëtarë, qytetarë dhe simpatizantë kanë bllokuar rrugët, ndërsa vijojnë të djegin goma mjetesh.

Ata bëjnë thirrje “Rama Ik”. Bllokimi i rrugëve kryesore nga opozita e bashkuar po ndodh aktualisht në të gjithë Shqipërinë.

Përfaqësuesit e opozitës janë shpërndarë nga veriu në jug dhe po qëndrojnë në krah të qytetarëve duke kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama.

Ora 19:16/ Tymuese dhe flakadanë, “ndizet protesta” në Tiranë

Është duke u zhvilluar në 12 qarqe protesta e opozitës së Bashkuar.

Janë 12 akse kryesore kombëtare ku mbështetësit e thirrur nga opozita bashkë me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeverisë.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të jetë në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Mësohet se në Tiranë protestuesit kanë ndezur tymuese dhe flakadanë dhe kanë lëshuar thirrje “Rama ik”.

Në krye të protestuesve janë vendosur ish-deputetë të opozitës.

Ora 19:09/ Protesta e opozitës/ Kryemadhi: Rama, gjenocid mbi rininë shqiptare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke folur nga Durrësi, tha se Rama është një hajdut patologjik.

Ajo akuzoi Ramën, se ka bërë gjenocid mbi rininë shqiptare, pasi ka ikje masive të moshave të reja.

Kryemadhi tha, se Rama, tjetër thotë dhe tjetër bën, e se shqiptarët e kanë kuptuar tashmë dyfytyrësinë e tij.

“Rama ka bërë gjenocid ndaj rinisë shqiptare, duke i lënë pa punë dhe i ka degdisur nëpër rrugët e Europës. Ikin se këtu nuk ka më shpresë dhe ky është turp për vendin tonë, turp që e ka vulosur vetë Rama.

Sot nga Durrësi dhe mbarë Shqipëria është në protestë kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës. Protestohet sot dhe do të vijojë edhe më tej, për shkak të gjendjes së rëndë në vend. Kjo qeverisje, siç e kemi faktuar, është në një gjendje të rëndë.”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se Rama rrethohet nga njerëz të inkriminuar dhe se duhet të ikë sa më shpejt.

Ajo shtoi se edhe në debatin me Ramush Haradinajn, Rama po tregon dyfytyrësi. Sipas saj, e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë është largimi i Ramës nga qeveria.

E pyetur nëse opozita ka frikë për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, Kryemadhi tha se i pari që duhet të ketë frikë është Rama, për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deformimin e zgjedhjeve.

Ora 18:58/ Bllokohet rruga/ Policia thirrje protestuesve: Shpërndahuni! Protesta e paligjshme

Qindra mijëra qytetarë mbështetës të opozitës janë mbledhur në Lezhë duke bllokuar mbikalimin e Milotit, aty ku një javë më parë ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Por policia iu ka bërë thirrje të shpërndahen pasi protesta sipas tyre është e paligjshme.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe policia i ka dhënë zgjidhje trafikut duke e devijuar.

Me sa duket protesta nuk e ka dhënë impaktin e pritshëm për bllokimin e automjeteve, pasi ato tashme po qarkullojnë lirshëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.

Ora 18:45/ Protesta e opozitës, shënohet incidenti i parë në Shkodër

Sikurse edhe ishte lajmëruar, opozita ka nisur bllokimin e rrugëve në të 12 qarqet e vendit, bllokim i cili pritet të zgjasë më shumë se dy orë.

Lideri i PB-së, Lulzim Basha ka marshuar me protestuesit në Elbasan, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e pranishme në Durrës.

Ndërkohë që ka nisur grumbulimi i protestuesve në të 12 qarqet e vendit, aktualisht situata paraqitet e qetë, përjashtuar një incident të Shkodër, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë për shkak të bllokimit të rrugës.

Ndërkohë bllokimi i rrugëve ka nisur edhe në Gjirokastër. Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu. Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet.

Po ashtu edhe në Vlorë janë grumbulluar protestuesit, ndërsa situata është e qetë. Në këtë qark, protesta do të jetë nën drejtimin e ish-deputetes së PD-së, Nadire Meçorapja.

Protesta e opozitës po zhvillohet në këto momete edhe në qarkun e Didrës, ku shumë anëtarë, qytetarë dhe simpatizantë kanë bllokuar rrugët, ndërsa vijojnë të djegin goma mjetesh.

Ora 18:32/ Berati nis protestën, ‘mbyll’ pikat kyçe të qarkullimit

Ka nisur protesta e opozitës së bashkuar edhe në qarkun e Beratit.

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës së bashkuar janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë Rama. Qindra protestues nga i gjithë qarku i Beratit janë bashkuar në afërsi të Lushnjes, duke bllokuar aksin nacional Berat-Lushnje.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e rrugës nacionale, në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat ka angazhuar efektivë të shumtë policie nga 3 komisariatet: Berat, Kuçovë dhe Urë-Vajgurore.

Ora 18:23/ ‘Blindohet’ Korça, angazhim për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës

Mbi 120 forca të Policisë së Rendit dhe asaj Kriminale janë angazhuar për monitorimin e protestës së opozitës së bashkuar, e cila ka filluar në këto momente.

Gjithashtu të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës janë edhe efektivë të Policisë së Qarkullimit.

Partia Demokratike ka njoftuar bllokimin e rrugës në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Ciglig.

Protesta do të mbahet në rang qarku dhe pjesë e saj pritet të jenë simpatizantë, anëtarë, përkrahës të PD dhe LSI, fermerë dhe grupe të tjera interesi.

Ka nisur në 12 qarqe protesta e opozitës së Bashkuar.

Janë 12 akse kryesore kombëtare ku mbështetësit e thirrur nga opozita bashkë me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeverisë.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të jetë në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugë.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”