MENU
klinika

Monitorim i protestës

‘Blindohet’ Korça, angazhim për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës

02.05.2019 - 18:23

Mbi 120 forca të Policisë së Rendit dhe asaj Kriminale janë angazhuar për monitorimin e protestës së opozitës së bashkuar, e cila ka filluar në këto momente.

Gjithashtu të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës janë edhe efektivë të Policisë së Qarkullimit.

Partia Demokratike ka njoftuar bllokimin e rrugës në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Ciglig.

Protesta do të mbahet në rang qarku dhe pjesë e saj pritet të jenë simpatizantë, anëtarë, përkrahës të PD dhe LSI, fermerë dhe grupe të tjera interesi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN