03.05.2019 - 09:18
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur sot në takim krerët e instituciineve.
Ky takim vjen pas përfundimit të Samitit në Berlin dhe pjesë e tij janë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.
Takimi do të zhvillohet në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe do të mbahet në orën 10:00.
Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.