Pas përfundimit të protestës së partisë demokratike, komisariatet e Qarkut të Gjirokastrës kanë filluar me arrestimin e disa qytetarëve që ishin pjesëmarres.
16 protestues nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti e Këlcyra u thirrën ne komisariatet përkatëse, në orët e vona të natës.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Tritan Shehu duke thëne se ky veprim ishte arbitrar dhe krejtësisht jashtë kontekstit bërë thjeshtë për të terrorizuar qytetarët.
Ai thotë se: “Ky veprim është bërë pa asnjë argument për atë kërkesë e aq më tepër për atë “urgjence”.”
“Kjo gjë është krejt në kontrast me protestën paqësore, civile e të gjërë, që u mbajt sot në atë Qark.”
“Falenderimet më të ngrohta të gjithë pjesëmarrësve, mbështetësve dhe qëndrestarëve të sotëm.”