MENU
klinika

Ish-të përndjekurit

LISTA/ 1000 trashëgimtarët që duhet të plotësojnë dosjet

03.05.2019 - 11:13

Ministria e Financave ka publikuar emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë që do të dëmshpërblehen.

Janë në total 1000 përfitues, të cilët presin këstin e tretë të dëmshpërblimit.

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Përfitimeve, certifikatë personale dhe numër të ri të llogarisë bankare.

Përfituesve u kanë mbetur edhe dy muaj kohë për plotësimin e dosjes. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Pagave dhe Dëmshpërblimeve dokumentet që u mungojnë në dosje.

Për lëvrimin e çdo kësti, trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë duhet të dorëzojnë kopje e letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë e trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë.

Sipas Ministrisë së Financave, certifikata e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit dhe nuk zëvendësohet me vendim gjykate, që shpall të vdekur individin.

E njëjta gjë vlen edhe për certifikatën e trungut të familjes, e cila nuk mund të zëvendësohet me certifikatë negative të lëshuar nga zyrat e gjendjes civile.

Nga ana tjetër, nëse nuk ka një përfaqësues me prokurë, procesi ndërlikohet edhe më tepër, pasi duhet që për në ndarjen e çdo pagese, të gjithë përfituesit e radhës së parë dhe të dytë që kanë aplikuar të kenë bërë dorëzimin e dokumenteve.

Në të kundërt, dosja mbetet e bllokuar. Është pikërisht kjo, një ndër arsyet, krahas pamjaftueshmërisë së fondit, ajo që ka sjellë ngadalësim të procesit për këtë kategori.