03.05.2019 - 13:40
Për fëmijët në konflikt me drejtësinë, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Gjirokastër do të marrë një rol të ri përmes një programi dyvjeçar të mbështetur nga UNICEF.
Qendra do të ofrojë asistencë dhe mundësi rehabilitimi për ata fëmijë që janë në konflikt me drejtësinë dhe për fëmijë dëshmitarë të ngjarjeve që përbëjnë vepra penale.
Ky program erdhi pas firmosjes së një marrëveshjeje mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Gjirokastër.
“Ligji dhe këto programe synojnë që burgimi për të miturit të jetë hapi i fundit”, u shpreh Elmira Shkurti, specialiste e Drejtësisë për të Mitur në Ministrinë e Drejtësisë.