1776 – Ishulli i Rodit bëhet e para koloni amerikane që refuzoi aleancën me mbretin George III
1814 – Perandori Napoleon I o Francës arrin në Portoferrario në ishullin e Elbas.
1904 – SHBA-ja fillon punimet për hapjen e Kanalit të Panamasë
1912 – Italia pushton ishullin e Rodit
1932 – Në Atlanta (Georgia) SHBA, gangsteri Al Capone fillon të vuajë dënimin 15 vjet burg për evazion fiskal.
Lindur në Brooklyn, Nju Jork nga prindër emigrantë italianë nga rrethinat e Napolit, Capone u përfshi në veprime kriminale që në moshë të re. Ai u përjashtua nga shkolla kur ishte 14 vjeç; në të njëzetat, shkon në Çikago për të përfituar nga kontrabanda e pijeve alkoolike. Kjo rrugë e shtyu më thellë në krime. Pavarësisht këtij profesioni, Kapone u bë figurë e dashur publike.
Dhurata që ai shpërndante për kisha, shkolla, jetimore e organizata bamirëse, duke përdorur paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme, bënë që Kapone të shihej nga shumë njerëz si Robin Hud i kohëve moderne. Por ky emër u cënua në vitin 1929 me Masakrën e Ditës së Shën Valentinit, kur 7 anëtarët të një bande rivale u ekzekutuan; dyshimet ranë mbi Kaponen, edhe pse ai i dënoi publikisht vrasjet. Megjithatë, nuk ishin vrasjet që e çuan atë në burg, por refuzimi për të paguar taksat. Al Kapone thoshte se meqenëse pararatë i kishte fituar në rrugë të paligjshme, atij nuk i takonte të paguante taksa që ishin për të ardhurat e siguruara ligjshëm. Por gjykatësi kishte tjetër mendim, dhe në vitin 1931, Kapone u dënua me burgim. Më 1939, ai u lirua me kusht dhe u vendos në pronën e tij në Palm Island, Florida, me disa miliona dollarë që u kishin shpëtuar sekuestrimit, ku jetoi edhe 8 vjet, në vetmi dhe shëndet të rrënuar.
1949 – E tërë skuadra e futbollit të Torinos (përveç dy lojtarëve që munguan për arsye shëndetësore) u vra në një përplasje avioni në kodrën Superga në Turin, Itali
1953 – Ernest Heminguej fiton Çmimin Pulitzer për Plaku dhe Deti. Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin Plaku dhe Deti dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë.
1959 – Mbahen të parat çmime Grammy
1979 – Margaret Thatcher bëhet gruaja e parë që emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.
1980– vdiq në Beograd në moshën 88-vjeçare Josip Broz Tito, lideri komunist i Jugosllavisë që nga 1945.
Josip, lindur më 1892, ishte fëmija i shtatë nga prindër, i ati kroat, e ëma sllovene. Gjatë luftës së Parë Botërore (1914 – 1918), Tito shërbeu në ushtrinë austro-hungareze, edhe u gradua. Ai u plagos rëndë në këtë luftë dhe u kap rob nga trupat cariste ruse; u dërgua në një kamp pune në malet Urale, ku ra në kontakt me komunistët rusë; mori pjesë në Revolucionin e Tetorit; u bë anëtar i Gardës së Kuqe. Pas kthimit në Kroaci, ai e gjeti veten në Mbretërinë e re të Jugosllavisë, ku u bashkua me Partinë Komuniste.
Tito ishte arkitekti kryesor i Jugosllavisë së dytë: Federatës Socialiste. Nga viti 1943 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, ai mbajti gradën e Marshallit të Jugosllavisë; shërbeu si komandant suprem i ushtrisë Jugosllave, dhe së fundi president. Me një reputacion shumë të favorshëm mes dy blloqeve të Luftës së Ftohtë (Lindje e Perëndim), Tito, sa ishte gjallë, mori dekorata nga 98 vende të huaja. Pas vdekjes së tij, në vitin 1980, mes republikave jugosllave u shfaqën tensione, duke filluar me demonstratat në Kosovë më 1981; në vitin 1991 Jugosllavia u shpërbë, duke kaluar në një seri luftërash dhe trazirash që zgjatën deri në pjesën tjetër të mijëvjeçarit të tretë; ndikimi i të cilave vazhdon të ndjehet ne shumicën e ish-republikave jugosllave edhe sot e kësaj dite.
1990 – Letonia fiton pavarësinë.
2010 – SHBA: Arrestohet një njeri për ndërlidhje me sulmin e pretenduar me automjet bombë në sheshin Tajms Skuer në Nju Jork.