MENU
klinika

Intervista me mjeken ortopede

Bunionet/ Risku prej gungave midis gishtërinjve

04.05.2019 - 15:09

Një nga gjendjet më të dhimbshme që prekin këmbët janë bunionet. Femrat preken më shpejt nga kjo sëmundje sesa meshkujt.

Bunioni është një ënjtje, zakonisht mbi nyjet ndërmjet gishtit të madh dhe pjesës tjetër të këmbës. Gishti i madh është vendosur zakonisht drejt gishtërinjve të tjerë, duke bërë një kënd të mprehtë ndërmjet eshtrave të gjatë të këmbëve.

Kjo krijon një pikë presioni kur këpucët janë veshur, duke prodhuar një bunion të dhimbshëm dhe një ënjtje të kuqe.

Edhe këpucët që janë shumë të ngushta janë një arsye që shkaktojnë bunionet, gjithashtu luajnë një rol edhe faktorë të tjerë si tendenca e zhvillimit të bunioneve, zhvillimi i anormaliteteve të këmbëve dhe artrit-i.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të trajtimit të bunioneve, që zakonisht janë të dhimbshme vetëm kur këpucët janë të ngushta. Këpucët që janë të gjëra mjaftueshëm për të shmangur presionin mbi bunionet janë zakonisht hapi i parë i dukshëm. Për rastet më të rënda është e nevojshme kirurgji-a. Operacione të ndryshme kryhen për trajtimin e bunioneve.

Në këtë intervistë do të mëson më shumë mbi bunionet:

Çfarë janë bunionet (gungat), cilat janë arsyet që ato sjellin dhimbje, çfarë i shkakton, a mund t’i qetësojmë dhimbjet e shkaktuara prej tyre, cila kategori është më e riskuar dhe a mund të shërohen përgjithmonë?

Sa ndihmon kirurgjia për t’i zhdukur ato plotësisht, a rikthehen?

Takat dhe mbajtja e tyre mund t’i acarojnë ato, si edhe probleme të tjera të fushës së ortopedisë, si postura, dhimbjet e ndryshme të kockave, janë pikat kyçe të kësaj bisede me mjeken Blerta Hamolli, e cila sapo ka përfunduar specializimin për Ortopedi- Traumatologji në spitalin e Traumës.

Ndiqni intervistën e plotë të përgatitur nga gazetarja e Konica.al, Rudina Dobi me mjeken ortopede pranë Spitalit të Traumës.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?