MENU
klinika

Sa arritën të ardhurat për 2018?

Taksa e pronës, rinisin bisedimet bashki-ministri

04.05.2019 - 19:16

Ministria e Financave është e pa kënaqur nga rezultat e bashkive në lidhje me mbledhjen e taksës mbi pronën.

Për të evidentuar vështirësitë që hasin njësitë e qeverisjes vendore ministria ka nisur një tur takimesh e konsultimesh me ta.

Rreth një vit pas hyrjes në fuqi të metodologjisë së re për mbledhjen e taksës së pronës sipas vlerës së tregut dhe mosfunksionimit të saj, Ministria e Financave u është rikthyer edhe njëherë bashkive, për t’i pyetur se cilat janë problemet që kanë hasur.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë sqaron se pse nuk po funksionon metodologjia e përcaktuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për vitin 2018, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme arritën në 5.2 mld lekë, me rritje 10.6 për qind krahasuar me vitin 2017, ndërsa pritshmëritë këtë vit ishin më të mëdha për shkak të formulës së re, ndërkohë që të dhënat fiskale tregojnë se vijon vjelja e dobët e kësaj takse nga ana e pushtetit vendor.

Taksa

Nga 1 Janari i vitit i këtij viti qytetarët dhe bizneset paguajnë taksë mbi pronën mbi bazën e vlerës reale të ndërtesës.

Taksa mbi ndërtesat për banim është 0.05% e vlerës reale të ndërtesës, ndërsa për bizneset është 0.15%. Për një apartament që vlen 100 mijë euro paguhet 50 euro taksë prone në vit ose 6670 lekë.

Kjo shumë ndahet në 12 muaj të vitit, përkatësisht rreth 600 lekë çdo muaj të cilat do të mblidhen më shumë gjasë tek fatura e energjisë elektrike. Ndërsa për një biznes më të njëjtën vlerë taksa do të jetë 150 euro në vit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN