MENU
klinika

Aktivitete bamirësie në Korçë

Me frymën e Nënë Terezës

05.09.2018 - 14:06

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe “ me këtë mbishkrim kanë mbërritur në Shtëpinë e Fëmijës “Lulet e Vogla” në Korçë rreth 40 pako me dhurata për fëmijët jetimë. Në këtë mënyrë korçarët janë solidarizuar me frymën e dhënies së dashurisë dhe solidarizimit me njerëzit në nevojë ashtu sikurse Nënë Tereza thoshte në mesazhet e saj, të shëndrruara në shprehjet më të cituara veçanërisht në ditën e shenjtërimit të saj.

Përpos veprimtarive solidarizuese, në Korçë u organizuan dhe një seri eventesh të tjera që kanë për qëllim të kujtojnë kontributin e vyer të humanistes së madhe. Fondacioni Kenedi ka qenë një ndër organizatorët e një koncerti me muzikë eklestike të interpretuar nga nxënësit e Shkollës së Muzikës. Pjesë e këtij aktiviteti janë bërë edhe fëmijët e Qendrës Rezidenciale të Zhvillimit të cilët kanë dhuruar për personat në nevojë një fond modest .

Bashkia e qytetit njofton se aktivitetet kulturore dhe historike mbi figurën e Gonxhe Bojaxhiut do të vazhdojnë deri në mbrëmje dhe do të përfshijnë një ekspozitë më foto dhe piktura nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës si dhe një mbrëmje poetike në të cilën artistët e qytetit do të recitojnë vargje që arti i ka thurur kësaj figule legjendë për popullin shqiptar. Pjesë e aktivitetit janë bërë edhe të rinjtë e Qëndrës Rinore të Korçës të cilët do të parakalojnë për të transmetuar në mënyrë origjinale mesazhe paqeje në të gjithë qytetin.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shenjtërimi i Nënë Terezës

Nënë Tereza-një dashuri e madhe për jetën


I dërgoi dy nxënëseve SMS në WhatsApp me përmbajtje të rënda

Gjykata merr vendimin për mësuesin që ngacmoi s*ksualisht 14-vjeçaret

Zbardhet fshati turistik i Dardhës (VIDEO)

Dimri vjen zyrtarisht/ Në Korçë bie bora e parë

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Çfarë përmbanin mesazhet që u dërgoi në WhatsApp të miturave

Pezullohet nga shkolla mësuesi që ngacmoi s*ksualisht dy nxënëset!