MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 5 Maj?

05.05.2019 - 08:30

1762 – Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Rusisë dhe Prusisë.

1800 – Britani e Madhe: Parlamenti miraton aktiv e bashkimit me te cilin vendos bashkimin mes Mbretërisë Britanike dhe Mbretërisë Irlandeze duke i dhëne jete Mbretërisë se Bashkuar te Britanisë dhe Irlandës.

1818 – Lind Karl Marksi, filozof dhe politikan gjerman.

1835 – Në Belgjikë përurohet hekurudha mes Brukselit dhe Malines (Mechelen). Kjo është hekurudha e pare në Evropa kontinentale.

1821- Vdes Napoleon Bonaparti. Më 5 maj 1821, ish-sunduesi i Francës, Napoleon Bonaparte, që më parë kishte ngritur perandorinë e tij pothuajse përreth gjithë Europës, vdiq si një i burgosur i Britanisë, në ishullin e largët Saint Helena, në jug të oqeanit Atlantik.

I lindur në ishullin e Korsikës, njëri prej strategëve ushtarak më të mëdhenj të historisë, ai u ngjit shpejt në rangjet e Ushtrisë Revolucionare Franceze gjatë fundit të 1790-s.

Ai mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804.

Mendjemprehtë, ambicioz dhe strateg i aftë ushtarak; zhvilloi me sukses luftën kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve të Evropës, duke zgjeruar perandorinë e tij. Por pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoleoni u largua nga froni më 1814, dhe u internua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleoni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u internua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku vdiq 51 vjeç.

1916 – Marinsat amerikanë pushtojnë Republikën Dominikane.

1942– Vritet Qemal Stafa. 5 Maj është dita e dëshmorëve të Shqipërisë. Kjo ditë u caktua në kujtim të Qemal Stafës që është vrarë në këtë ditë, gjatë luftës antifashiste në Luftën e II Botërore.

1949 – Traktati i Londrës krijon Këshillin e Europës në Strasburg, si institucioni i parë europian, që punon për integrimin europian.

1955 – Gjermania perëndimore fiton pavarësinë e plotë.

1961 – Programi Merkuri: Merkuri 3 – Alan Shepard behet amerikani i parë që udhëton në hapësire. Ai kryen një fluturim për 15 minuta, duke përshkuar jo një rrotullim të plotë përreth Tokës.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe