MENU
klinika

Pagat më të larta

INSTAT: Profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri

05.05.2019 - 15:48

Sektori i financiare dhe i sigurimit janë më të paguarit në Shqipëri para mesatare në keto dy sektor arrin deri në 113,4 % më e lartë sesa mesatarja.

Ndërsa sektori më i keqpaguar është bujqësia.

Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave në raportin për tremujorit të katërt 2018.

“Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 113,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupsektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 28,6 % më e ulët”-thuhet në raport.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 94,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit është 40,4 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Teknikëve dhe specialistëve në zbatim ka rritjen më të madhe prej 7,1 % gjatë tremujorit të katërt 2018, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e të punësuarve në Forcat e armatosura ka uljen më të madhe, prej 2,2 %. Në të njëjtën priudhë paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 10,3 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup-aktivitet që ka ulje prej 1,2 %.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2018, është 52.312 lekë, duke u rritur me 3,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN