05.05.2019 - 17:04
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Fushë-Krujë, ku i burgosuri Shpëtim Ziza i ka vënë flakën qelisë së burgut.
Kujtojmë që Shpëtim Ziza është i dënuar me burg përjetë, ai njihet ndryshe edhe si “Monstra e Peshkopisë” dhe është dënuar për vrasjen e 10 vjeçarit Besim Çenga.
Mësohet se ai ka marrë lëndime në trup dhe është transportuar në spital.
Nuk është hera e parë që Ziza përpiqet të vetëlëndohet, pasi edhe më parë ka tentuar që t’i japë fund jetës.