Kryeministri i Letonisë, Krišjānis Kariņš reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë ditën e sotme ku humbi jetën efektivja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj
Kariņš e konsideron një ditë të trishtueshme aksidentin tragjik dhe i uroi shërimet të shpejtë ushtarëve të tjerë të plagosur.
“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e anëtares së Forcave të Armatosura Shqiptare, e cila humbi jetën.
Dëshiroj shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të plagosur. Letonia është mirënjohëse ndaj Shqipërisë për kontributin e saj në misionin e NATO-s”, shkruan ai në Twitter.
Efektivja Hasanaj humbi jetën, gjatë misionit në Letoni teksa po çmontonte një minë, ndërsa u plagosën edhe dy ushtarë të tjerë.