Sharon Stone është një prej ikonave më të mëdha të botës së hollivudit dhe një prej femrave më seksi.
Edhe pse vitet kalojnë ajo po ndryshon shumë ngadalë dhe mund të jetë një konkurente madje edhe shumë femrave më të reja se ajo.
Së fundmi aktorja amerikane është bërë temë e mediave botërore pas shfaqjes në një prej filmave më integrues, “Basic Instict”.
61-vjeçarja ka bërë bujë të madhe me një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Ajo ka pozuar e zhveshur në pjesën e lartme të trupit në ujë për revistën Vogue, edicionin portugez të muajit maj.
“Të dua Vogue Portugali: çfarë shije, stil dhe talent i mrekullueshëm. Pata kënaqësinë të punoja me ju! Faleminderit! Sharon Stone”, ka shkruar ajo me këtë rast në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në një prej skenave të filmit të lartpërmendur, aktorja provokon agjentët e policisë gjatë marrjes në pyetje, një skenë shumë e komentuar dhe që mbahet mend edhe sot si një nga skenat më të nxehta interpretuar nga Sharon Stone.