MENU
klinika

"Ja si do veprojmë"

Vizita e Vuçiç në Tiranë, Vetëvendosje zbulon skenarin

07.05.2019 - 12:46

Ditën e nesërme lëvizja “Vetëvendosje” në Tiranë ka paralajmëruar protesta kudër vizitës së presidentit serb Vuçiç në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lëvizja Vetëvendosje e stacionuar në Tiranë, teksa ishin mbledhur sot para bustit të vëllezërve Frashëri.

Ata janë shprehur se nesër do të mblidhen në orën 18:00 për të protestuar me pankarta në duar, ndërsa theksuan se nuk do të ketë skenarë dhune.

“Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Ata nuk i njohin simbolet tona shtetërore.

S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste. S’mund t’ju hapet dera e shtëpisë hasmit. S’jemi ne që i kemi shpallur armiq, janë ata që mohojnë të drejtat tona.

Prandaj edhe nesër do të mblidhemi këtu në orën 18:00 dhe ftojmë sa më shumë qytetarë të na bashkohen. Tubimi do do vazhdojë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas tek Korpusi e tek rruga përballë hotel Sheratonit ku edhe do mbahet takimi që do marrin pjesë këta persona.

Vuçiç dhe Dodik janë persona non grata në Shqipëri. Ne kemi dorëzuar njoftimin në drejtorinë e policisë në Tiranë. Nuk besojmë se nuk do ketë asgjë të ngjashme.

Policia na ka kthyer përgjigje që janë të gatshëm të merren me mbarëvajtjen”, u shpreh njëri prej përvaqësuesve të kësaj lëvizjeje.

Kujtojmë se në datat 8 dhe 9 në Tiranë Vuçiç e Dodik do të jenë në Tiranë për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren e BE, Federica Mogherini.