MENU
klinika

Vonesat në fluturime

AAC: Kompensohen më shumë se 2 mijë pasagjerë

07.05.2019 - 13:32

Autoriteti i Aviacionit Civil bazuar në të dhënat e marra në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, tha sot se numri i kompensimeve në total ka shkuar në 2200.

Sipas AAC, kompanitë me numrin më të lartë të tyre janë Blue Panorama dhe Fly Ernest.

Nga të dhënat që kompanitë ajrore kanë dërguar pranë SPD, rezulton se 1546 kompensime janë përfunduar si proces, ndërsa 654 janë në proces mbylljeje, për shkak të dokumentacionit nga pasagjerët.

AAC njofton të gjithë pasagjerët që kanë plotësuar një formular ankimimi, të rikontakojnë kompaninë ajrore për të qenë në dijeni rreth gjendjes së procesit.

Ndërkohë për çdo asistencë të kontaktojnë edhe numrat e telefonit të Sektorit për të Drejtat e Pasagjerit.

Gjithashtu, sipas njoftimit edhe pasagjerët që kanë plotësuar formularët e ankimimit dhe u ka kaluar afati prej 6 javësh, të ri kontaktojnë përsëri kompanitë ajrore që kanë pasur fluturimin për tu njohur me statusin e fluturimit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN