MENU
klinika

Studimi i ri

Pijet dietike, a ndikojnë në peshën e trupit?

07.05.2019 - 18:33

Sipas një studimi të ri, të rriturit mbipeshë dhe obezë që pinë pije diete marrin më shumë kalori nga ushqime të ngurta – sidomos snacks – sesa ata që pinë pije me sheqer.

Zbulimet ngrenë pyetje rreth përdorimit të pijeve dietike për kontrollin e peshës tek të rriturit me peshë më të madhe.

Pesha e tepërt mund të rrisë rrezikun për shumë probleme shëndetësore, përfshirë diabetin e tipit 2, kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Shumë njerëz përdorin pije diete për të ndihmuar në kontrollin e peshës së tyre. Por studimet se si këto pije ndikojnë në kontrollin e peshës kanë pasur rezultate të përziera.

Për të shqyrtuar lidhjen mes pijeve dhe kalorive të dietave, shkencëtarët kanë parë të dhënat për gati 24,000 të rritur. Studiuesit zbuluan se rreth 10% e të rriturve me peshë të shëndetshme pinë pije dietike, krahasuar me rreth 20% të të rriturve me peshë të tepërt.

Të rriturit me peshë të shëndetshme që pinin pije dietike, hëngrën më pak ushqim dhe më pak kalori të përgjithshme në një ditë tipike se ata që pinin pije të sheqer.

Ndër të rriturit që ishin mbipeshë, marrja totale e kalorive ishte e ngjashme midis atyre që pinin pije dietike ose pije me sheqer.

Të rriturit që pinin pije dietike prireshin të hanin më shumë kalori në formën e ushqimeve të ngurta.

Duke hedhur një vështrim në marrjen e ushqimit të ngrirë, shkencëtarët zbuluan se të rriturit obezë të cilët konsumonin pije dietike hëngrën në mënyrë të konsiderueshme më shumë kalori në ditë në ushqime të kripura dhe ushqime të ëmbla se ata që pinin pije me sheqer.

pije dietike

“Rezultatet tregojnë se të rriturit mbipeshë dhe obezë që kërkojnë të humbasin ose mbajnë peshën e tyre – të cilët kanë bërë tashmë kalimin nga pijet me sheqer në ato dietike – mund të kenë nevojë të shikojnë me kujdes komponentët e tjerë të dietës së tyre të ngurte ushqimore”, thotë bashkautorja e studimit Dr. Sara N. Bleich në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.

Studimet e ardhshme mund të provojnë nëse pijet dietike ndihmojnë të rriturit me peshë të shëndetshme të ruajnë peshën e tyre.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?