MENU
klinika

Vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku

Nuk mund të mbijetonte, sot Teo po mbërrin 20 vjeç

07.05.2019 - 18:45

Kur djali i Xhenit lindi, ai u testua për drepanocitozën, sëmundjen e qelizave të gjakut, pasi të dy si Xheni dhe burri i saj janë bartës të kësaj gjendje.

Në atë kohë mjekët thanë se djali ishte një transportues i shëndetshëm. Megjithatë, pas pesë muajsh, pasi djali nuk ndalonte së qari nëna e Xhenit vuri re se duart e tij ishin të fryra. Pas testeve të shumta, Xheni mori një telefonatë që ndryshoi jetën e saj.

Një mëngjes të premte në orën 11:00. Nuk do ta harroj kurrë! Një zë tha: Më vjen keq që djali juaj vuan nga forma më e rëndë e sëmundjes së qelizave të gjakut, SS homozigot. Duhet ta çoni menjëherë në spital”, shpjegon Xheni.

holluesit e gjakut-konica.al

Teo ishte nëntë muajsh në atë kohë.

Xheni nuk mund të imagjinonte një diagnozë më të keqe ose një mënyrë më të keqe për të marrë këtë lajm.

“U tha që këta fëmijë nuk arrijnë moshën pesë vjeçare“, thotë ajo.

Familja jetonte në katin e gjashtë dhe Xheni mendonte se e vetmja gjë që duhej bërë ishte të merrte djalin në krahët e saj dhe të hidheshin. Por kur pa Teon duke i buzëqeshur nga krevati i tij, ajo vendosi që do të luftonte për të.

“Sëmundja e qelizave të gjakut në shtëpinë tonë është bërë një çështje familjare: jo vetëm burri im dhe fëmijët tanë, por vëllezërit, motrat, nëna ime, vjehrra ime, të gjithë po luftojnë me ne”, thotë Xheni.

Teo tani është pothuajse 20 vjeç.

Në mënyrë që të kuptojnë më mirë sëmundjen, Xheni u angazhua me me shoqata të ndryshme për ndërgjegjësim. Prioritet i saj, jo çuditërisht, është të bëjë jetën më të mirë për njerëzit që jetojnë me këtë gjendje.

Djali i saj, Teo, shpesh punon me të, pavarësisht nga gjendja e tij dhe nga problemet që shoqërojnë atë gjendje. Ai ka kaluar tetëmbëdhjetë muaj në karrocë, ka vuajtur sulmet e zemrës në mënyrë të përsëritur. Ata kanë shkruar 2 libra rreth përvojës së jetesës me sëmundjen dhe po punojnë drejt krijimit të një fondacioni për personat që vuajnë nga kjo sëmundje.

holluesit e gjakut-konica.al

Teo është i vendosur si nëna e tij dhe beson se “çdo gjë është e mundur pavarësisht nga aftësia e kufizuar”. Pavarësisht nga mungesa e mbështetjes në shkollë, ai tani punon me nënën e tij dhe planifikon të krijojë kompaninë e tij kompjuterike.

Për Xhenin krenaria e saj më e madhe është djali i saj, familja e saj, vullnetarët që japin mbështetjen e tyre dhe, sigurisht, të gjithë ata që jetojnë me sëmundje të qelizave të gjakut dhe që, ashtu si Teo, janë të vendosur të jetojnë plotësisht jetën.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?