MENU
klinika

Reagimi

Haradinaj: Do varrosen politikisht ata që duan ndarjen e Kosovës

07.05.2019 - 20:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërcënuar serbët dhe kundërshtarët e tij politik, teksa ka deklaruar se do të varrosen politikisht, të gjithë ata që mendojnë për ndarjen e Kosovës.

Në një konferencë për media, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka mohuar të ketë pasur lëkundje të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

Sipas tij, Garda e Iowas jo vetëm që mbështet FSK-në, por përkrahja e saj është e pranishme edhe në fusha të tjera.

Haradinaj komentoi edhe takimin me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të cilët është thënë se kanë qenë shumë të ashpër korridoreve kur liderët kanë pasur diskutime të ashpra mes liderëve.

Në fund, Haradinaj bëri të ditur se është marrë vendim që të kryhet pagesa ndaj ish-të burgosurve politik.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë të Kosovës është marrë vendim që të ndahen rreth 60 mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.