Hyn në fuqi struktura e re e pagave për mjeket në rrethe dhe në urgjencat spitalore.
Tabela e re e pagave është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka rritjen për ccdo kategori punonjësish në sistemin shëndetësor.
Vendimi i qeverisë parashikon edhe shtesë page për kualifikimet që disponojnë punonjësit; për pozicionin që kanë; si dhe për kushtet e punës në të cilat ushtrojnë profesionin.
Vendimi
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr 555, datë 11.8.2011 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitalin ushtarak qendror universitar, në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, të punonjësve të ifermieristikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për trajtimin e mjekëve në strukturat e forcave të armatosura”.