Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi opozitën se po pengon reformat dhe se është kundër integrimit të vendit në BE.
Duke treguar përqindjen e madhe të shqiptarëve që kërkojnë integrimin në familjen evropiane, Balla ka theksuar se:
“Nuk ka politikanë më me fat se ne që kemi një popull që na mban të orientuar në rrugën evropiane, 8% e atyre që nuk janë pro Evropës janë këta që bllokojnë rrugët”.
Sipas Ballës, çdo bllokim rruge, çdo dhunë që ushtrohet ndaj institucioneve është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen evropiane dhe fillimin e bisedimeve.
“Kush guxon të godasë policinë do marrë ndëshkimin që meriton dhe plotësimet e mangësive në Kodin Penal janë pikërisht në bindjen se dhuna nuk mund të tolerohet.
Ndëshkimi me burg është për t’i vënë gishtin kokës që cdo politikan i papërgjegjshëm që teksa shqiptarët që kthehen nga puna të presin sa Luli, Mona, Saliu, Mziu të plotësojnë kuotën e protestës javore në planifikimin që politikanë të korruptuar në përpjekje për të penguar të ardhmen evropiane të vendit bëjnë”- tha ai.
Sipas Ballës:
“KE është i vetmi që paguhet nga paratë e taksapaguesve evropiane për të bërë diagnozën e cdo vendi në rrugën e vet evropiane dhe Shqipëria ka plotësuar parakushtet për të filluar bisedimet dhe nuk është rastësi që ne si Kuvend përmbyllin paketën e reformës në drejtësi në javën Evropës, e një ditë para ditës së Evropës që është 9 maji”.