Veç ceremonive zyrtare të raportuara edhe Ambasada e Izraelit në Shqipëri ka përkujtuar në selinë e saj në Tiranë, Ditën Përkujtimore të ushtarëvë të rënë dhe viktimave të akteve terroriste.
Nga viti 1860 dhe deri më sot, sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit, numërohen 23.741 femra dhe meshkuj që kanë humbur jetën e tyre.
Ambasadori Boaz Rodkin, zëvendësambasadorja Liora Peleg si dhe presidenti i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Geri Kureta mbajtën fjalimet e rastit, ndërsa u ndezën edhe qirinj, shkruan Izraeli Sot.
“Ambasada izraelite në Tiranë shënon sot Ditën Përkujtimore të shtarëve të rënë të Izraelit dhe viktimave të terrorizmit, 23.741 burra dhe gra humbën jetën”, shkruan ambasade izraelite në Tiranë, në një status të saj.
“Ambasada shënon sot një ditë përkujtimore të ushtarëve të rënë të Izraelit dhe viktimave të terrorizmit.
Në vdekjen e tyre, janë jetët tona”, shkruan një tjetër status zëvendësambasadorja Liora Peleg.